close
Vendi

VILA: MUNDËSI PËR TË RINJTË DREJT EKSPERIENCAVE TË BOTËS

erasmus-563×353

Mbi 26 nxënës dhe profesorë nga vende të ndryshme


“Erasmus Plus” është mundësia reale që u jepet të rinjve duke ju hapur dyert e arsimit dhe aftësisë në vendet e ndryshme të botës. Shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë këtë vit është nikoqire e katër shteteve ndërkombëtare, ku pjesë e këtij projekti janë fëmijët nga shkollat profesionale si Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Turqia.

“Planifikimi i karrierës në bizneset online”, është projekti i cili ka filluar që nga viti i kaluar, në shkollën e mesme, ‘Mosha Pijade’ në Tetovë. Sipas profesorit, Arben Vila, rëndësia e këtij projekti është e gjithanshme, gjithnjë duke i marrë parasysh beneficionet që sjellë ky projekt, shkollën dhe në veçanti për nxënësit.

Vila shton se për momentin në Maqedoni po qëndrojnë mbi 26 nxënës dhe profesorë nga vende të ndryshme, të cilët po merren me projektin në fjalë.

Programi në fjalë ka për qëllim rritjen e cilësisë, rëndësinë e kualifikimeve si dhe të aftësive, mbështetje për partneritet mes institucioneve arsimore dhe subjektetve tjera të përfshira në të. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia