William e Kate refuzojnë ftesën e dasmës së djalit të çiftit Beckham
Aktorja Eva Longoria dhe ylli i tenisit Serena Williams ishin ndër personazhet e famshëm që morën pjesë në dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz në Palm Beach, Florida. Ceremonia luksoze u zhvillua pas tendave gjigande të vendosura për dasmën në rezidencën e familjes Peltz.
23-vjeçari Beckham, një fotograf dhe kuzhinier në rrjetet sociale, është djali i madh i stilistes dhe yllit të Spice Girl, Victoria Beckham dhe yllit të futbollit David Beckham. Ndërkohë 27-vjeçarja Peltz është një aktore e njohur për “Bates Motel” dhe “Transformers: Age of Extinction” dhe vajza e financierit Nelson Peltz.
Sakaq, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit refuzuan ftesën për dasmën e djalit të çiftit Beckham. David dhe Victoria Beckham thuhet se i kanë shkruar Princit William dhe Dukeshës Kate për t’i ftuar ata në dasmën ekstravagante prej 3.5 milionë Eurosh të organizuar në Palm Beach, Florida.
Çifti mbretëror, i cili kishte familjen Beckham si të ftuar speciale në dasmën e tyre në vitin 2011, refuzoi me mirësjellje ftesën duke i uruar atyre një gëzim të madh, por ata nuk mund të merrnin pjesë.
Klan News