close
Top LajmeVendi

VIRUSI KORONA: AUTORITETET NDJEKIN ZHVILLIMET

Në Gjenevë është thirrur një takim rgjent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që duhet ta shqyrtojë situatën rreth virusit vdekjeprurës që po përhapet në Kinë. Autoritetet shëndetësore të vendit po ndjekin me vëmendje situatën.

Autoritetet shëndetësore në vend me vëmendje janë duke i ndjekur zhvillimet rreth përhapjse së virusit korona që është paraqitur në Kinë, por me një tempo të sforcuar po zgjerohet edhe në vende tjera. Ministri Venko Filipçe siguron se në vend situate është stabile, por nëse ka nevojë dhe rekomandime nga OBSH-ja do të vendoset edhe kontroll i vecantë në aeroport.

“Tashmë në OBSH po shqyrtohen rekomandime të caktuara edhe për vendet e largëta. Do të shohim si janë informacionet. Kontaktojmë me zyrtarë të OBSH-së. Atë që thamë,  nëse imponohet nevoja apo rekomandimi për skrining eventual të aeroporteve. Tash për tash nuk ka një paralajmërim të këtillë. Do të shohim.” –shprehet Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Për momentin vazhdon sezoni i gripit dhe tek të sëmurët në Klinikën Infektive aktivisht po shqyrtohet lloji i virusit dhe nëse i takon familjes së virusit-korona. Ekzistojnë gjasa, por ato janë minimale – thonë nga Instituti për Shëndet Publik. 

“ISHP-ja po ndjek situatën në botë, ka përforcuar mbikqyrjen e Infeksioneve Serioze Akute Respiratore në vend, kurse Laboratori për diagnostifikim virusologjik dhe molekular, krahas që teston materialet e gripit, ekzemplarët negativ i teston edhe në paletën e tërë të 21 viruseve respiratore, mes të cilëve edhe korona viruset” –thonë nga Instituti për Shëndet Publik.

Shumë vende të botës tashmë kanë përforcuar kontrollet e aeroporteve për shkak të epidemisë që filloi në qytetin kinez Vuhan dhe ndërkohë u përhap në vende tjera të Azisë kurse ka arritur madje në SHBA. Sëmundja ka simptome që ngjajnë me ndezjen e mushkërive, rritjes së temperaturës dhe probleme me frymëmarrjen. /Verica Dimitrijevski/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia