close
Top LajmeVendi

VIRUSI KORONA – NUK KA RASTE TË REJA TË TË SËMURËVE 

koronavirus-infektivna-bolnica-maski-4

Stabilizohet gjendja e pacientes së prekur nga virusi korona


Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se gjatë 24 orëve të fundit nuk janë testuar pacientë të rinj nga koronavirusi dhe deri në këtë momente nuk ka raste të reja të të sëmurëve nga ky virus në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se të gjitha testimet që janë bërë deri më tani në lidhje me virusin korona kanë rezultuar negative, ndërkohë gjendja e pacientes 50 vjeçare është stabile.

“Ajo po mjekohet në repartin për izolim, nën monitorim të vazhdueshëm të ekipit profesionist të mjekëve sipas të gjitha protokolleve shëndetësore të Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup. Pacientja nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e saj tashmë është stabile.” –thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë tek qytetarët të respektojnë vendimet për tubime publike dhe udhëzimet për udhëtimet jashtë vendit.

“Sa i përket gjendjes me koronavirusin bëjmë thirrje deri te qytetarët që të informohen vetëm nga informacionet zyrtare të institucioneve relevante. Deri më tani nuk ka shtetas tanë të infektuar nga ky virus, e as shtetas maqedonas të cilët janë në karantinë në Itali”, deklarojnë nga MSH-ja.

MinistriVenko Filipçe ka informuar se edhe testimi i shoferit të furgonit me të cilin ka udhëtuar pacientja e prekur nga virusi korona ka rezultuar negativ. Por edhe ai do të qëndron në izolim shtëpiak për 14-të ditë. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia