close
Vendi

VISAR GANIU MERR MANDATIN E RI KATËRVJEÇAR

Visar1

“DO TË JEM KRYETAR I TË GJITHË BANORËVE TË ÇAIRIT”

Visar Ganiu ka qenë kandidat I BDI-së dhe i koalicionit me LSDM-në, ndërsa nga ky moment është kryetar I të gjithë banorëve të Çairit në mënyrë të barabartë. Kjo ishte porosia e kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, I cili sot pranoi edhe mandatin e dytë katërvjeçarë për të udhëhequr me këtë komunë.  Ganiu faleminderoi të gjithë për besimin,

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Ne e kemi programin 2021 -2025, program i cili për ne është shumë I realizueshëm dhe program me të cilin ne garuam, u zotuam para qytetarëve, ju na e dhatë besimin dhe jam I bindur që në tërësi do ta realizojmë”

Ai tha se dera e komunës do të mbetet e hapur për të gjithë pavarësisht kush troket në të. Ai tha se gjatë mandatit të kaluar ka realizuar mbi 200 projekte në të gjitha fushat, siç janë arsimi, infrastruktura nëntokësore, kanalizimi, ndriçimi, gjelbërimi, efikasiteti energjetik, kultura, zhvillimi ekonomik lokal, Zero qen endacak, digjitalizim i shërbimeve komunale./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia