close
Kuriozitet

Vit jo shum i mbarë për miliarderët, ka 87 më pak të tillë dhe pasuria e tyre vlen $400 miliardë

rihanna-750×429-1-696×398

Le të themi që s’është viti më i mbarë për miliarderët. Sipas listës së përvitshme të Forbes, ka 87 më pak të tillë dhe pasuria e tyre vlen $400 miliardë më pak krahasuar me një vit më parë. 

Pavarësisht luftës, pandemisë apo rënies së tregjeve, në total 236 njerëz (nga 493 në 2021) u bënë miliarderë përgjatë vitit të shkuar.

Kjo listë përfshin 34 vende të ndryshme. Vetëm Kina arriti të “prodhojë” 62 miliarderë të rinj, pavarësisht periudhave të vështira.

Në vend të dytë renditet SHBA me 50 miliarderë të rinj, përfshi këtu 28- vjeçarin Gary Wang ($5.9 miliardë), i cili është bashkëthemeluesi dhe shefi i teknologjisë së shkëmbimit të kriptovalutave ftX me bazë në Bahamas.

Dhe vendin e tretë e zë India me 29 miliarderë të rinj. Nga lista e publikuar rezulton se vetëm 33 nga 236 miliarderët e rinj janë gra.

Belgjika ngrin 3 miliardë dollarë asete të rusëve të sanksionuar

Që nga fillimi i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, Belgjika ka bllokuar 196 miliardë euro transaksione dhe 2.7 miliardë euro asete ruse në shifrat e fundit të shpallura nga ministri belg i Financave Vincent Van Peteghem.

Në një deklaratë, Ministria belge e Financave tha se asetet e ngrira i përkasin 877 personave dhe 62 subjekteve që figurojnë në listën e sanksioneve evropiane dhe transaksionet e bllokuara janë rezultat i kufizimeve të tjera të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, transmeton CNN.

Për më tepër, zyrtarët doganorë belgë kanë kontrolluar gjithashtu 23.191 kontejnerë në portet belge që nga fillimi i sanksioneve. Nga këto kontrolle “është konstatuar shkelje në 3 kontejnerë me produkte luksoze”, tha ministria.

Më tej, “1000 automjete luksoze” po mbahen në Portin e Zebrugge në pritje të kontrollit.

“Këto janë dërgesa nga jashtë BE-së dhe u shiten klientëve rusë. Dërgesat ishin tashmë në rrugën e tyre kur u publikuan sanksionet”, thuhet në deklaratë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia