close
Bota

VITI FILLOI ME VALËN E TRETË TË KORONËS NË EVROPË

59684779_403

MASA MË TË ASHPRA NË FRANCË, BRITANI TË MADHE DHE RUSI

Franca e ka ulur kohëzgjatjen e periudhës së izolimit nga 10 ditë në 7 ditë, për rastet pozitive me virusin korona, të cilët janë plotësisht të vaksinuar. Qëllimi është të ulen pasojat në ekonomi, të cilat i shkakton vala e re e pestë nëpër Evropë. Në nivel ditor numri i të infektuarve në Francë është ngjitur në 200 mijë. Në Angli mbajtja e maskës është bërë e obligueshme për nxënësit në shkollat e mesme, pasi edhe atje numri i të infektuarve të rinj çdo ditë then rekorde. Masa më të ashpra do të miratojnë edhe autoritetet ruse, ku edhe tani në restorane dhe kafeteri  do të pranohen persona me dëshmi se janë plotësisht të vaknisuar.

Autoritetet shëndetësore nëpër Evropë po marrin masa kundër përhapjes së virusit korona dhe fleksibilitetit kur bëhet fjalë për pasojat në ekonominë e vendeve. Në Francë, rastet pozitive, të cilët janë plotësisht të vaksinuar, në vetëizolim do të qëndrojnë 7 në vend të 10 ditëve ose edhe më pak në qoftë se kane test negativ në ditën e pestë raporton KlanM.Megjithatë mbajtja e maskës mbetet rekomandim edhe për fëmijët.

JEAN CASTEX (ZHAN KASTEK), KRYEMINISTËR, FRANCË

“Në bazë vullnetare në ambiente të mbyllura tani maskat rekomandohen edhe për fëmijët më të mëdhenj se gjashtë vjet.”

Në Itali janë regjistruar pothuajse 100 mijë raste të reja me Covid-19, si në vetë fillimin e pandemisë. Me vlerësimin se madje dy milionë njerëz mund të jenë të detyruar të vetëizolohen, për shkak të kontaktit me persona të infektuar, autoritetet mendojnë për uljen e kohëzgjatjes së karantinës për personat me dy doza të vaksinës transmeton KlanM. Britania e Madhe përballet me presion në sistemin shëndetësor me mbi 160 mijë raste në ditë vetëm në Angli.

BORIS XHONSON, KRYEMINISTËR, BRITANI E MADHE

“Të mos harrojmë se pa marrë parasysh sa shpejt mund të përhapet “omicron”, megjithatë është i ndryshëm nga variantet e mëparshme, është më i pak i rrezikshëm se delta dhe alfa. Për këtë arsye ka më pak njerëz në kujdes intensiv, ndërsa ata që janë pranuar atje nuk kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës.”

Spanja e cila tashmë ka kaluar 215 mijë të infektuar para Vitit të Ri, tani në janar pret që vala të jetë edhe më e fuqishme. Kryeministri Pedro Sançez  propozoi shpërndarjen e ushtrisë si ndihmë në disa rajone ku shkalla e vaksinimit është më e ulët. Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit “omicron” në Greqi, autoritetet e atjeshme kanë urdhëruar të mbahen nga dy maska gjatë hyrjes në vetësërbime ose në transportin publik./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia