close
Top LajmeVendi

VIZBEG: BANORËT DHE PËRFAQËSUESIT NGA MPPS-ja NË DIALOG TË HAPUR

Screenshot_6

Protestuesit: Nuk jemi kundër strehimit të këtyre fëmijëve


Banorë të lagjes së Vizbegut dolën për të protestuar vendimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për hapje të një institucioni në lagjen në fjalë, për strehimin e fëmijëve dhe adoleshentëve me probleme të socializimit.

Këta banorë janë të shqetësuar se ky lokacion është përzgjedhur keq dhe nuk është aduekuat për një institucion të kësaj natyre. Protestuesit theksojnë se nuk protestojnë kundër këtyre fëmijëve dhe adoleshentëve por kundër vendimit të paorganizuar, sic shprehen, të autoriteteve përkatëse për lokacionin e përzgjedhur për strehim të këtyre personave.

Përfaqësuesja nga instituti për strehim të fëmijëve me probleme të socializimit, Violeta Masevska, tha se tri femijët e strehuar në këtë institucion, ose sic tha, shtëpia e tyre, këtë mëngjes janë transferuar në lokacion tjerër, shkaku i mospranimit të fqinjëve, banorë në këtë lagje. Ajo u shpreh e zhgënjyer nga mospranimi i fëmijëve me “më pak fat” në një moment kur shteti bën përpjekje të mëdha për t’i ndihmuar dhe për t’i strehuar fëmijët dhe adoleshentët me probleme të socializimit.

“Shpreh keqardhje për këtë ngjarje kaq të dhimbshme dhe negative që ka ndodhur sot, dhe që protestuesit nuk janë treguar aspak mbështetës për këto fëmijë dhe adoleshentë të cilët kanë pasur më pak fat në jetë sesa disa të tjerë, por ajo që na shqetëson ende më shumë është se këto protesta ndodhin në momentin kur shteti e bën të pamundurën për t’i ndihmuar këta fëmijë e nga ana tjetër banorët nuk e tolerojnë prezencën e tyre.” – tha Përfaqësuesja e institutit për strehim të fëmijëve, Vileta Masevska.

Kjo është shtëpia ku ishin strehuar dhe trajtuar tri femijët/adoleshentët të cilët këtë mëngjes si pasojë e mospranimit të fqinjëve të lagjes në Vizbeg, të cilët dolën në protesta kundër vendimit të MPPS-së për lokacionin e strehimores, u tranferuan në lokacion tjetër për të mos u përballur me atmosferë të tensionuar e cila do t’i ndikonte keq në shëndëtin dhe mirëqenien e tyre. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia