SHAHPASKA: TË DHËNAT E REGJISTRIMIT NDIHMOJNË NË KRIJIMIN E POLITIKAVE TË REJA
Regjistrimi i popullsisë është operacion shumë i rëndësishëm statistikorë, pasi në baza të të dhënave që do të merren nga aty, do të krijohen politika të cilat do t’i adresojnë kërkesat dhe nevojat e qytetareve. Kështu deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska duke shtuar se me regjistrim do të merren edhe të dhënat e normave të punësisë dhe papunësisë dhe në pajtueshmëri me të do të krijohen masa dhe politike për ulje të papunësisë.
JAGODA SHAHPASKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE
“Të dhënat që do t’i fitojmë nga regjistrimi për strukturën e grupmoshave të popullsisë, do të thonë kontribut serioz për atë se si ministria do ti krijoj politikat e saja, për ndërtimin e objekteve për akomodimin e fëmijëve në kopshte, gjithashtu do ti bëjë projektet e saja për shtëpi për strehim të personave të moshuar”.
Këto komente, Shahpaska i bëri gjatë vizitës së saj në qendrën e pranimit për familjet e pastreha, në Vizbeg, ku u realizua regjistrimi I këtyre personave. Në këtë qendër për banim të përkohshëm janë të vendosur 105 persona të pastrehë. /KlanMacedonia