close
Top LajmeVendi

VIZBEG: TETË VJET PREMTIME PËR KATËR MIJË METRA KATRORË

vizbeg

NXËNËSIT NË VITIN E ARDHSHËM DO TË ULEN NË BANKAT SHKOLLORE


Pas tetë vite probleme burokratike të institucioneve për ndërtimin e shkollës në Vizbeg, eskavatorët filluan ta gërryejnë themelin.

Te vendi i shkollës erdhën funksionarë, deputet e kryetari i mëparshëm dhe i tanishëm i Komunës së Butelit raporton KlanM.Ministrja Carovska sapo erdhi Smilevski uroi fillimin e ndërtimit të shkollës.

Carovska është e bindur se për deri në vitin e ardhshëshëm në gjysmë vjetrorin e dytë nxënësit e Vizbegut do të ulen në bankat shkollore.

MILA CAROVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

“Për 18 muaj do të duhet të bie zilja dhe nxënësit të hyjnë në shkollë dhe të ulen në bankat shkollore”. 

Gazetarja e KlanM pyeti Kostovskin se kush është meritor për fillimin e ndërtimit të shkollës ?

DARKO KOSTOVSKI KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT

“Kjo është meritë e shumë faktorëve dhe është shumë keq që dikush në veçanti ta merr meritën për fillimin e ndërtimit të shkollës. Ajo që është me rëndësi se po e kryejmë një problem të madh nxënësve të Vizbegut”. 

Përderisa kjo shkollë po ndërtohet, nxënësit e Idrizovës kanë humbur shpresat për ndërtimin e shkollës. Zëvëndëskryeministri i parë Grubi thotë se procedurat për fillimin e ndërtimit të kësaj shkollë do të fillojnë kur do të marrë detyrën Ministri i ri i Arsimit, që vjen nga rradhët e BDI-së.

ARTAN GRUBI ZËVËNDËSKRYEMINISTËR I PARË

“Shkollën e Idrizovës do ta presim ministrin e ri të arsimit dhe gjithsesi do t’i qasemi të gjitha shkollave problematike”. 

Ndryshe nxënësit e Vizbegut vazhdojnë të udhëtojnë me kilometra për të ndjekur procesin arsimor. Për ta ende nuk është siguruar transport deri të shkolla. Kryetari i Komunës së Butelit Kostovski thotë se është në bisedime me Ndërmarrjen publike për Qarkullim për të siguruar  transportin e nxënësve në shkollë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia