close
Top LajmeVendi

VIZITA E PETKOVIT FILLIMI I RI NË MARRËDHËNIET SHKUP-SOFJE

Screenshot_14

KRYEMINISTRI BULLGAR MË 18 JANAR NË SHKUP

 

Vizita e Kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, do të shënojë një fillim të ri të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me RMV-në dhe do t`i przantojë hapat e ardhshëm që dy qeveritë do t`i ndërmarrin për zgjidhjen e cështjeve të hapura – ka njoftuar qeveria bullgare për vizitën e së Martës së Kryeministrit, Kiril Petkov.

Ai do të bisedojë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, qeveria e të cilit pritet të votohet gjatë fundjavës në Kuvend. Pritet që dy Kryeministrat t`i shqyrtojnë kërkesat kyce bullgare “pesë plus një”, ndaj të cilëve Maqedonia e Veriut dërgoi përgjigjet, por edhe të bisedojnë për formimin e pesë grupeve të punës – për ekonomi, infrastrukturë, eurointegrime, kulturë dhe për cështje historike, respektivisht për konceptin e ri të Petkovit për tejkalimin e kontestit me një bashkëpunim të zgjeruar.

Kryeministri bullgar, gjatë vizitës do të shoqërohet nga Ministrja e Jashtme, Teodora Gençovska, Ministri për Transport Nikolaj Shabev dhe Nënkryetari I Kuvendit Kristijan Vigenin, kurse sic thuhet në ueb-faqen e qeverisë bullgare, shkaku I vizitës është 30-vjetori i njohjes së shtetit të Maqedonisë nga ana e Bullgarisë.

Në komunikatën e qeverisë bullgare është transmetuar edhe mesazhi I paradokohshëm I Kryeministrit Petkov, I cili tha se duhet të ndryshohet kuptimi për atë se cka në të vërtetë do të thotë që Maqedonia e Veriut të negociojë me BE-në dhe në të ardhmen të jetë pjesë e unionit./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia