Vizita në Borodyanka, Rama sheh nga afër pasojat e bombardimeve ruse

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kiev së bashku me homologun e tij malazez Dritan Abazoviç. Ata kanë vizituar fillimisht qytetin e Borodyanka-s për të parë nga afër dëmtimet që kanë shkaktuar bombardimet ruse.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Siç duket nga pamjet, kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Përveç forcave të sigurisë ukrainase, pranë tij ndodhet edhe trupa të ushtrisë shqiptare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministrat Rama dhe Abazoviç udhëtuan 12 orë me tren nga Pshemishit i Polonisë për në Kiev. Ata do të priten ditën e sotme nga Presidenti Zelensky. Ndër zonat e luftës që do të vizitojnë është edhe ajo e Irpin./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share