close
Bota

VIZITË HISTORIKE E KRYEDIPLOMATIT IZRAELIT NË ABU DABI

1E59989D-1498-41FA-A72B-CDBCB3B8638B

BENEFITE EKONOMIKE DHE KUNDËR IRANIT


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, shkon të martën për një vizitë të parë në Emirataet e Bashkuara Arabe prej se dy vendet, vitin e kaluar, rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Bëhet e ditur se kryediplomati izraelit gjatë qëndrimit dyditor do të hapë ambasadën e vendit të tij në Abu Dabi, ndërsa në Dubai do të inaugurohet konsullata izraelite.

Vet zyrtari i lartë izraelit, në një status në Twitter, e ka cilësuar vizitën si historike. Shtatorin e kaluar Izraeli nënshkroi marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike duke u dhënë fund hasmërive të vjetra për shkak të çështjes palestineze. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini në fakt janë vendet e para të Gjirit që vendosën lidhjet diplomatike me Tel Avivin. Agjencitë e lajmeve rikujtojnë se Izraeli në këmbim të përmirësimit të marrëdhënieve ra dakord që të stopojë  aneksimin e territoreve në Bregun Perendimor. Palët shpresojnë se normalizimi i marrëdhënieve do të ketë benefite ekonomike, por edhe ka për të forcuar aleancën kundër Iranit që e llogarisin si armik të përbashkët./Klan Macedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia