close
Bota

VIZITË HISTORIKE E PAPËS NË IRAK

EDF65D3A-2539-4BFC-858C-16C287F1EBED

PAPA FRANÇESKU TAKON UDHËHEQËSIN E SHIITËVE


Papa Françesku, në kuadrin e vizitës në Irak, është takuar të shtunën me klerikun e lartë shiit, ajatullah Ali al- Sistani, duke bërë thirrje për bashkjetesë paqesore  mes myslimanëve dhe pakicës së krishterë në vendin e shkatërruar nga dhuna konfliktet.

Takimi është zhvilluar në qytetin e shenjtë Najaf, dhe vizita e Papës është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin irakian. Al-Sistani është figurë e rëndësishme në mesin e pakicës shiite në Irak dhe respektohet nga bota shiite.

Pas bisedimeve kokë më kokë, Al-Sistani ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se të krishterët në Irak duhet të jetojnë në paqe dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse irakianët e tjerë. Vatikani, në anën tjetër, ka thënë se Papa Françesku ka falënderuar al-Sistanin dhe popullin shiit, për “ngritje të zërit në mbrojtje të atyre që janë më të dobët dhe më të persekutuar”.

Irakianët kanë mirëpritur vizitën dhe vëmendjen ndërkombëtare që i është dhënë shtetit të tyre, i cili tenton të rimëkëmbet nga dekada të luftës dhe trazirave.

Vizita po zhvillohet nën masa të larta të sigurisë për Papën 84-vjeçar.

Papa Françesku arriti në Bagdad të premten, në vizitën e tij të parë ndërkombëtare që nga  pandemia e koronavirusit. Vizita konsiderohet si një prej udhëtimeve më të rrezikshme në një vend të huaj, që nga zgjedhja e tij në vitin 2012. Aeroplani i Alitalia, u nis nga aeroporti i Romës për në Bagdad bashkë me Papa Françeskun dhe shoqëruesit e tij dhe rreth 75 gazetarë./Klan Macedonia&ReL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia