close
Vendi

VJELJA E MOLLËVE: PLASMANI MBETET BRENGA KRYESORE

Screenshot_5

ISMAILI: DUHEN NDRYSHIME LIGJORE PËR SUBVENCIONE


 Ky është sezoni i vjeljes së mollëve, ndërsa në plantacionet në vend mbizotëron një laramani ngjyrash. Për shumë fermerë, kultivimi I mollëve ka mbetur vetëm si rekreacion, për shkak se harxhimet janë shumë më të mëdha se të ardhurat.

“Unë per veti kamë në plan që një hektar ta zvogëlojë këtë vit, vitin e ardhshëm edhe për një hektar, dmth do ta lë një hektar vetëm për rekreacion, vetëm për qejf”. tha  Amet Ismaili- Kultivues I Mollëve

Ismaili thotë se duhen ndryshime ligjore ku duhet të subvencionohen personat që meren me dorën e dytë të mollëvë dhe ato industriale, që paraqet mbi 40 për qind të rendimentit, e në fund përfundojnë në mbeturina.

Mua nuk më ndihmon subvencioni I shtetit që më jep gati se asgjë, por më ndihmon çmimi I mirë dhe produkti ta ketë plasmanin e sigurtë, edhe cmimi të jetë normal, ne tash punojmë me cmim jo nomrale, dmth kostoja e prodhimit na kushton 8 denar, ne e shesim produktin 10 denarë, flas për 50 eventualisht 60 për qind të produktit, dmth klasën e parë të mollëve. Produkti tjetër që është klasa e dytë dhe pjesa tjetër industriale ne atë e hudhim për shkak se nuk kemi leverdi ta mbledhim dhe ta cojmë për kompanitë që e marin atë”. tha Ismaili

Ismaili apeloi deri te Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria që të marrin masa dhe ta rishikojnë ligjin e subvencioneve për bujqësi. Duhet të aktivizohen të gjithë specialistët që merren me këtë lëmi dhe të sjellin një ligj për subvencionim jo të bujqëve, por të subvencionojnë kompanitë që do merren me paketimin dhe shitjen e produkteve bujqësore, tha ai. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia