close
Kuriozitet

VJENA QYTETI MË I MIRË PËR TË JETUAR

Screenshot_6

DAMASKU – MË I KEQI


Dhe, në vazhdim për qytetet ku njerëzit do të dëshironin më së shumti të jetojnë e ku – më së paku. Prestigjiozja britanike The Economist ka publikuar listën e dhjetë qyteteve në të cilat jetohet më së miri. Kryeqyteti i Austrisë, Vjena ka dalur i pari duke lënë pas Melburnin dhe Sidnejin  e Australisë.

Sipas raportit vjetor të shërbimit hulumtues të The Economist, Vjena sivjet ësht qyteti më i mirë për të jetuar . Në fakt kryeqyteti austriak dhe Melburni prej vitesh  kanë qenë në garë të ngusht për epitetin e më të mirit. Në vendin e katërt, pas Sidnjeit është Osako nga japonica e pasuar nga tre qytete kanadeze Calgary, Vancouveri dhe Torontoja. Në top dhjetëshen më të mire është vetëm një qytet evropian – Kopenhaga. Parisi përjetoi rënien më të thellë duke u renditur në vendin e 25 dhe, ndër arsyet për këtë, përmendet edhe protestat e jelekëportokallinjve.

Sipas The Economist, qyteti në të cilin njerëzit nuk do të dëshironin të jetojnë është Damasku i Sirisë, i pasuar nga Daka në Bangladesh dhe Lagosi në Nigeri.

Në kërkimet për vendbanimin ku jetohet më mire u përfshinë 14o qytete të botës. Kritere për vlerësim  kanë qenë mirëmbajtja, shëndetësia, kultura, mjdisi, infrastruktura dhe shkalla e kriminalitetit. Këtë vit u përfshinë për here të pare edhe efektet e ndryshimeve klimatike. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia