close
Rajoni

VJENË: AUSTRIA KUNDËR BISEDIMEVE PËR ANËTARËSIMIN E TURQISË NË BE  

kurz

 

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurç, kërkoi ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE, duke vlerësuar se vijon edhe dështimi i marrëveshjes ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë për ndalimin e fluksit të refugjatëve drejt Evropës. Sipas tij, ndërprerja e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE është pasojë e domosdoshme në faktin që Ankaraja “viteve të fundit vazhdimisht po largohet nga Evropa”.

Në intervistën pranoi se në BE nuk eksziston koncensus rreth ndërprerjes së negociatave me Turqinë, por theksoi se me qëndrimet e tij dakordohen shumë liderë evropianë.

Shefi i diplomacisë austriake konsideron se edhe Turqia nuk i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, për shkak së cilës, sipas tij, BE nuk do t’i heqë vizat për qytetarët turq,ndaj do të vijojë dështim i marrëveshjes për refugjatët. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia