close
Sport

VKT: MË 27 KORRIK SPEKTAKËL BOKSI

Boksii

Në kuadër të edicionit të 7-të Vera Kulturore Tetovare, më 27 korrik në shehshin “Iliria” në Tetovë, do të zhvillohet edhe turneu ndërkombëtar i boksit në organizimin teknik të “Shkëndija Boks No Limit”. Në këtë spektakël të boksit do të ketë 14 lufta prej të cilave 8-të në boksin amator dhe gjashtë në boksin profesional.

Promotori i këtij spektakli Bekim Hoxha i cili jeton dhe vepron në Gjermani për Klan Maqedoni tha se boksierët janë të gatshëm që të dhurojnë spektakël.

Lulzim Ismaili në kategorinë velter do të luftojë kundër Darko Kezheviq. Për herë të parë si bokiser profesionist do të paraqitet para publikut tetovar të cilëve iu premton fitore të sigurt.

“Jam i përgatitur maksimalisht për këtë turnir. Do të jetë ndeshja ime e tretë profesionale ku synimi im është vetë fitore dhe asgjë tjetër. Kam ushtruar, maksimum afër dy muaj ka përgatitje.”-tha Ismaili.

Luftat kryesore e këtij  spektakli do të jetë mes Senad Gashit dhe Jasmin Hasiq në kategorinë super të rëndë për titullin kampion europe në versionin UBF dhe GBF, ndërsa boksieri Armel Moumbo i cili premton sërish spektakël për tifozerinë tetovare. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia