close
Rajoni

VLORË: EDICIONI I 4-TË I MBRËMJES GALA ITALIA

Porti i jahteve në Orikum të Vlorës sivjet, si edhe 3 vjet më parë, është vendi ku organizohet për të katërtën herë një Gala mbrëmje Italiane. Eeventet e këtilla kanë për qëllim jo vetëm promovimin e kulturës por edhe të modës Italiane në Shqipëri.

Konsullata Italiane, me seli në Vlorë organizoi edhe sivjet edicionin e katërt të Gala mbrëmjes Italiane, pikërisht në vendin mjaft tërheqës për nga bukuritë natyrore, në portin e jahteve të Orikumit të Vlorës. Kjo ngjarje kulturore ngërthen në vete dy qëllime: e para në këtë mbrëmje promovohen arritjet kulminante kulturore dhe e dyta promovohet edhe moda Italiane.

Lidhur me këtë të fundit në këtë event mori pjesë shtëpia e modës romane Luigji Borbone.Tek pranishmit zgjoi kërshëri dhe interesim edhe kant autori i mirënjohur Italian, Andrea Maestreli, por aspak nuk mbeti prapa edhe paraqitja dominante e këngëtares simpatike Xhiara Dello La Kovo.

Kjo mbrëmje e cila u organizua me kujdes dhe me finesë të stërholluar, u vlerësua jo vetëm nga konsulli i Italisë në Vlorë por edhe nga personalitete të pranishme në këtë mbrëmje.

Në këtë edicion të katërt të mbrëmjes Gala Italia u paraqitën në mënyrë dinjitoze personazhe mjaft interesant si në fushën e modës ashtu edhe në ate të muzikës. Të pranishmit të kënaqur pas kësaj mbrëmje u larguan me shpresën që ky manifestim të përsëritet edhe vitet e ardhsme. Tashmë Gala Italia në Shqipëri është rikthyer në traditë duke u organizuar për të katërtën herë. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia