close
Vendi

VMRO-DPMNE: A VAKSINOHET DIKUSH ILEGALISHT NË RMV DHE KUSH PËRFITON?

1E9FD1BB-38B4-40F3-8303-EBEDF26F42A4

VMRO-DPMNE-ja duke publikuar një video ku shfaqen Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Kryeministri Zoran Zaev, pretendon se vendi ynë ka marrë një numër të vaksinave, por, sic thonë nga opozita, për shkak të mungesës së planit, protokollit, regjistrimit dhe importit, Zaevi dhe Filipçja në vendin tonë në mënyrë të jashtëligjshme kanë vaksinuar njerëz të caktuar.

“Zaevi dhe Filipçja duhet t`u sqarojnë qytetarëve se cka do të thotë marrja e jashtëligjshme e vaksinave. Menjhëherë të del Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të njoftojë se sa janë të sigurta këta vaksina dhe më kryesorja, Prokuroria Publike duhet të hetojë nëse dikush përfiton nga kjo? Askush në RMV nuk e di se nëse dhe sa vaksina kanë arritur, kush I ka marrë dhe sa kanë paguar njerëzit për t`u vaksinuar përmes lidhjeve? Është fakt se vaksina për popullatën nuk ka dhe nuk dihet se kur do të ketë. Por, fakti më I madh është se Qeveria dhe MSH-ja nuk janë të përgatitur për vaksinimin e qytetarëve, madje edhe nëse sot vijnë vskainat” – ka theksuar në një press-konferencë, zëdhënësi I VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia