close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: EPOKA E DYTË ME MARRËVESHJE TË RE

Screenshot_23

LEFKOV: MARRËVESHJE QË DO TË MISHËROJË PATRIOTIZMIN E PËRBASHKËT

 

Premtime të reja për unitet dhe patriotizëm të përbashkët, koncept të ri për shtetin, marrjen e përgjegjësive, përkushtimi për anëtarësinë partiake, por edhe hapja e partisë ndaj profesionistëve dhe ideve të reja. Në VMRO-DPMNE nuk pati ndryshime, lideri aktual Hristijan Mickoski fitoi mandatin e dytë me premtime për epokën e dytë.

MILE LEFKOV – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

“Maqedonisë I duhet një marrëveshje e re që do ta mishërojë patriotizmin e përbashkët përmes mobilizimit të cdo individi të mos rrijnë anash për shkak se ajo hapësirë një kohë të gjatë është marrë nga pushteti lukrativ për interesa personale. Ata në emër të shumicës së brishtë vendosin për të gjithë të tjerët”

Sipas VMRO-DPMNE-së, pjesa qendrore e politikave të tyre në epokën e dytë do të jenë liria e individit dhe liria e shprehjes, kurse kjo parti do të udhëheq procesin e unitetit shoqëror, me këto qëllime.

MILE LEFKOV – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

“Gjatë një distance kohore të arrijmë standardin sikurse Austria, të arrijmë nivelin e papunësisë njëshifrore, zvogëlimi I tatimit në fitim dhe tatimit personal në 8%, tatimi për të rinjtë të jetë 0%, kurse ekonomia pas stabilizimit të ketë rritje 6%, të kemi një Universitet që do të rendit në 500 të parat në Listën e Shangajit, të hyjmë në 50 vendet e para të shteteve që luftojnë korrupsionin, të bëhemi pjesë e BE-së.”

VMRO-DPMNE paralajmëroi një doktrinë të re me 17 pika që ende nuk është publikuar në tërësi. Lideri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij e prezantoi si epokë të dytë duke e emëruar si “Marrëveshje të re”.

Nga VMRO-DPMNE I kanë bërë thirrje liderit të ri socialdemokrat për një takim për të caktuar një datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

/KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia