close
Vendi

VMRO-DPMNE: GATI PËR QEVERI EKSPERTËSH

5CDDFD55-D163-411C-8A05-48E609329445

VMRO-DPMNE-ja ofertën e Zaevit për qeveri të unitetit e ka vlerësuar si konfirmim se Maqedonisë I duhet një qeveri e re dhe se shumica parlamentare është joefikase për t`u përballur me krizën e pandemisë.

ANTONIO MILOSHOSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

“Nëse qeveria e ekspertëve ku në krye do të jetë ndonjë personalitet mbipartiak që do të ishte I pranueshëm për të gjithë, që do të mund ta udhëheq vendin deri në zgjedhjet lokale e më pas të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme, ne jemi gati që të bisedojmë për këtë koncept”

Ndryshe, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në fund të Shkurtit, në një prononcim për mediat kishte deklaruar se është koha që Qeveria të dorëhiqet dhe të formohet një Qeveri teknike, që sipas tij, do ta përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme dhe të drejta. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia