close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE INSISTON PËR ZGJEDHJE TË REJA NË MAJ

lefkov18122021

LEFKOV: ZAEV DHE AHMETI NUK JANË GARANTUES TË MARRËDHËNIEVE NDËRETNIKE

Pas humbjes në zgjedhjet lokale, LSDM-ja nuk ka kredibilitet, përsëriti edhe sot VMRO-DPMNE-ja, vetëm disa ditë para se lideri i ri social-demokratëve, Dragan Kovaçevski, të fillojë negociatat për kabinetin e ri. Nga opozita maqedonase kwrkojnw zgjedhje tw parakohshme parlamentare.

VMRO-DPMNE opozitare vazhdon të insistojë që në muajin Shkurt të formohet qeveri teknike në krye me Afrim Gashin, ndërsa në Maj të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas tyre, pas humbjes në zgjedhjet lokale, LSDM-ja nuk ka kredibilitet , kurse Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti nuk janë garantuesit e vetëm të marrëdhënieve ndëretnike në vend, thonë nga VMRO-DPMNE.

MILE LEFKOV, DEPUTET

“Kjo është tezë shumë e keqe dhe prezantim i keq. Me “Marrëveshjen e re” të VMRO-DPMNE-së duhet të tregojmë se qëndrojmë shumë më mirë në mënyrë që të mbrohet interesi  i të rinjve shqiptarë, turq, boshnjakë. Interesi ynë është të respektohet shteti i së drejtës, të kemi universitete në 500 vendet e para të Listës së Shangait, të kemi ekonomi konkuruese.”

Duke nisur nga fakti që LSDM-ja dhe BDI—ja kanë deklaruar se janë për Kryeministër shqiptar, VMRO-DPMNE-ja propozon që Afrim Gashi nga partia Alternativa, ta udhëheqë Qeverinë e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj. Në të kundërt, do të tregojnë se pas vellos së nacionalizmit e vjedhin popullin, thonë nga partia./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia