close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE-ja ME AKUZA PËR KEQPËRDORIME TË MJETEVE

0D6D8934-1C61-427E-A999-8FC2C33C23B5

NË FOKUS KOMBINATI JELLAK DHE SHPËRDORIMI I FONDVE EVROPIANE


Policia Financiare, Drejtoria për Kundërzbulim Financiar dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike duhet të hetojnë  paratë që qëndrojnë pas skandalit me Kombinatin Jellak në Tetovë dhe për këtë ta informojnë Prokurorinë Publike – kanë kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja në press-konferencën e sotme.

“A thua vallë me Kombinatin Jellak, Zaevi dhe Ahmeti në Tetovë lajnë paratë e zeza nga Panamaja? A thua nëse pas kësaj nuk ka larje parash, këtë duhet ta dëshmojnë institucionet përkatëse. Gjthcka tjetër është fshehje dhe me këtë edhe bashkëpjesëmarrje”. tha Naum Stoilkovski – Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së

Në një konferencë tjetër të opozitës, janë ngritur edhe shqetësime, sic thonë, për keqpërdorime të mjeteve evropiane të Programit Erazmul Plus. Sipas VMRO-DPMNE-së, biznesi më profitabil për momentin, janë sallonet e ondulimit.

“Lidija Dimova, Drejtore nga LSDM-ja, ka marrë para evropiane 270.000 euro në afat prej 3 viteve përmes disa granteve të sallonit të ondulimit, ku një ndër temat e grantit këtë vit ka qenë që saloni I ondulimit të bëjë edukimin medial në fqinjësinë digjitale”. tha Dimçe Arsovski – Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së

Nga VMRO-DPMNE-ja rikujtojnë se në vendet tjera për projekte të këtilla, grante fitojnë shkolla dhe universitete me renome, respektivisht subjekte juridike që veprojnë në suaza të projektit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia