close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE-ja NUK DO TA BRAKTIS KUVENDIN

Screenshot_6

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të mbeten në Kuvend për ta ndjekur zhvillimin e situatës. Vendimi është marrë në seancën e Komitetit Ekzekutiv partiak që është mbajtur mbrëmë prej se lideri Hristijan Mickoski paraprakisht paralajmëroi se do të vendset nëse deputetët do të mbeten ose do të braktisin parlamentin.

“Interesi i qytetarëve është shteti juridik, respektimi i ligjeve, kushtetutës dhe parandalimi i agresionit politik të pushtetit, përmes miratimit të ligjeve që kanë qëllim vetëm të pasurohet Familja Zaev. Zgjedhje më 12 Prill, e më pas përgjegjësi për krimin, korrupsionin, turpin dhe nënçmimet. VMRO-DPMNE do t`i ndjek zhvillimet dhe do të reagojë në mbrojtje të demokracisë, interesave të qytetarëve dhe shtetit” – kanë qenë konkluzionet e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv që përmenden përmes një komunikate partiake. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia