close
Vendi

VMRO-DPMNE-ja PARALAJAMËRON KALLËZIME PENALE KUNDËR ISH-PSP-së

img-366429-161095

VMRO-DPMNE-ja do ta ndjek penalisht ish-PSP-në. Komiteti Ekzekutiv i partisë ka marrë vendim që të formojë një ekip juridik që do t`I përgatisë kallëzimet dhe paditë penale për keqpërdorimin e 4.6 milion eurove.

Nga kjo parti thonë se Enti Shtetëror për Revizion ka konfirmuar keqpërdorimet e 4.6 milion eurove, para që janë paguar për honorare të larta, bonuse të jashtëligjshme dhe pagesa jashtë pjesë së pagave të rregullta, pa baza ligjore.

“Ky është presedan në suaza botërore. Këto janë para që në vend të përfundonin për spitale e shkolla, përfunduan në xhepat e dikujt, dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi” – ka deklaruar në press-konferencën e sotme Stefan Andonovski.

Ai ka njoftuar se Komiteti Ekzekutiv I VMRO-DPMNE-së e ka konfirmuar vendimin e grupit parlamentar rreth qëndrimit se nuk do të përkrahen vendimet e Presidentit Pendarovski për situatën e jashtëzakonshme, për shkak se, sic tha, janë keqpërdorur për cështje që nuk ndërlidhen me nevojat e luftës kundër COVID-19. /KlanMacedoni

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia