close
Vendi

VMRO-DPMNE-ja VAZHDON ME PROTESTAT

120998937_1682703281905124_6357839224274339183_o

GJORÇEV: TË DORËHIQET BISLIMOVSKI DHE KRRE-ja


VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur protestën e radhës kundër rritjes së cmimit të energjisë elektrike, duke kërkuar kthimin e cmimit të vjetër dhe dorëheqje të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Kryetarit Marko Bislimovski.

“Maqedonia është duke pagur rrymën më të shtrenjtë në Evropë krahasuar me të ardhurat që I kanë, ose nuk I kanë qytetarët. Për këto arsye kërkojmë sa më parë të kthehet cmimi I vjetër I rrymës elektrike dhe shkarkimin e Marko Bislimovskit, si njeri I dëgjuesjëm I Zaevit dhe Ministrave të tij. Zaevi e ka emëruar, Zaevi ta shkarkojë. Nëse jo, Marko Bislimovski të dorëhiqet së bashku me KRRE-në. Për shkak se në këtë varfëri, në këto largime nga puna që I kemi në Maqedoni, në këtë kolaps ekonomik, të rritet cmimi I rrymës nuk është asgjë tjetër vetëm se terror ekonomik ndaj standardit të qytetarëve. Të emërohet një KRRE profesionale, njerëz që e dijnë punën, e jo që do të jenë të parët që të fotografohen në shtabin e LSDM-së” – ka theksuar Vladimir Gjorçev gjatë kësaj proteste.

VMRO-DPMNE-ja edhe sonte protestën e kishte organizuar nëpër rrugët e Shkupit./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia