close
Vendi

VMRO DPMNE: JEMI MË TË KORRUPTUARIT NË EVROPË

2BED930E-99FD-479F-9B0D-A77EC998FF76

QEVERIA: JEMI TË VENDOSUR NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONI


VMRO DPMNE e motivuar nga raporti i Departamentit të shtetit Amerikan edhe sot lëshoi akuza drejt pushtetit. Krimi dhe korrupsioni në Maqedoni janë në vend të parë dhe krijuesit të kësaj situate kanë emër dhe mbiemër, Zoran Zaev dhe OliverSpasovski, thonë në partia opozitare.

DIMÇE ARSOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO DPMNE-SË
 

“Raporti i departamentit të shtetit njësoj si edhe raporti i Transparency International, nuk janë percepcionsiç thonë nga Qeveria, por janë realitet i dhimbshëm në të cilën na sollën LSDM-ja.
Përveç se jemi më të korruptuarit në Evropë, MPB-ja e Spasovski arriti që ta poshtërojë në të gjithë botën duke ndarë 215 pasaporta zyrtar me identitet të vjedhur për narko-bosat”.

Kanë reaguar nga Qeveria. Nga atje thonë se Qeveria me shumë vëmendje po i shqyrton të gjitha gjetjet dhe aspektet nga raporti i Departamentit të shtetit. E më pas, vërejtjet do të adresohen tek palët e apostrofuara, me qëllim që të forcohet sa më shumë lufta kundër korrupsionit.

QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 

“Qeveria është e vendosur dhe serioze në zgjidhjen e problemeve që janë mbledhur me decenie. Korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar janë në majën e listës së reformave nacionale të cilat tanimë po japin rezultate. Pastrimi i gjyqësorit, rritja e transparencë në institucione, strategjia e re për konfiskim të pronës, digjitalizimi i institucioneve dhe eliminimi i faktorit njeri gjatë sjelljes së vendimeve në sistemin për furnizime publike, janë procese të pakthyeshme dhe janë kërcënim për secilin funksionarë të mëhershëm aktual dhe funksionar të ardhshëm kur është në pyetje korrupsioni.

Nga opozita nuk harruan që edhe një herë ta përmendin Rashkovskin, si ish bashkëpunëtorë i ngushtë i Kryeministrit Zoran Zaev si dhe komandantin e policisë së Prilepit, për të cilin thonë se është bashkëpunëtor i ngushtë i Spasovskit, e i cili u arrestua në një aksion të DEA-s amerikane. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia