close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE KËRKON NGA KUVENDI T’I VOTOJË DORËHEQJET E FILIPÇES DHE HASANIT

2BE248EC-F751-4828-BB47-F9C0B0CB1E49

MICKOSKI: CILËT PROKURORË E INFORMOJNË ZAEVIN PËR HETIMIN


Në qoftë se deri të martën Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zëvëndësi i tij Ilir Hasani nuk ofrojnë dorëheqje në Kuvend, opozitarja VMRO-DPMNE do të kërkojë nga deputetët që të njëjtën ditë ta votojnë shkarkimin e tyre. Lideri i partisë Hristijan Mickoski sot kërkoi edhe përgjigje pse prokurorët e informojnë Kryeministrin në lidhje me rrjedhën e hetimit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, në të cilin humbën jetën 14 persona.

Pasi Kryeministri Zoran Zaev vendimin për pranimin ose jo të katër dorëheqjeve të ofruara të kruet të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të spitalit në Tetovë dje e zhvendosi deri në rezultatet e hetimit, opozitarja VMRO-DPMNE sot doli me plan tjetër për dorëheqjën e tyre të detyrueshme.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE

“Japim afat deri të martën paradite Ministri i Shëndetësisë dhe zëvëndësi i tij t’i dorëzojnë dorëheqjet e tyre në Kuvend që të mund të konstatohen në fillim të seancës së caktuar për të njëjtën ditë. Në qoftë se nuk dorëzohen dorëheqjet, grupi parlamentar i  VMRO-DPMNE-së në bashkëpunim me deputetët tjerë do të dorëzojnë propozim-vendim për shkarkimin e tyre.”

Edhe pse çdo ditë pas zjarrit në Tetovë partia kërkon dorëheqje, Mickoski thotë se kjo është më pak e rëndësishme se pyetjet për atë kush e shkaktoi fatkeqësinë dhe si zhvillimin e hetimit.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE

“Ku është fshehtësia e hetimit, cilët janë prokurorët që e informojnë kryeministrin për hetimin, a nuk është edhe ai në grupin e personave për të cilët nevojiten veprime parahetimore, a e di kryeministri cilët persona kanë qenë dëshmitarë në prokurori, a do t’i tregojë shokut ose partnerit të tij të biznesit për ata persona, a është e mundur që nga pozicionet që i kanë të fshehin dokumente?”

Partia në pushtet LSDM në lidhje me këtë u përgjigj.

LSDM

“VMRO-DPMNE-ja assesi të kuptojë se ka përfunduar koha kur politika ka dominuar mbi të drejtën. Ka përfunduar koha kur hetimet dhe procesverbalet e procedurave janë diktuar përmes telefonit, janë shpikur dëshmitarë dhe janë keqpërdorur institucionet. Se ka kaluar koha e “fletoreve të zeza” për prokurorë dhe gjykatës të padëgjueshëm dhe vendime të shkruara para procedurave të mbaruara. Kjo kohë ishte kur VMRO-DPMNE ka qenë edhe polici, edhe prokuror, edhe gjykatës, edhe dëshmitar.”

LSDM shton se pikërisht VMRO-DPMNE-ja kur ka qenë në pushtet nuk ndërtoi qendër të re klinike, por përmendore dhe ndërtesa “antike”, ndërsa tani kundërshton planin e kësaj Qeverie për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare për ngritjen e standardit të shëndetësisë në vend. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia