close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: KOVAÇEVSKI TË DISTANCOHET NGA ZAEVI

Kovacki 28.12.2021

TË HAPEN HETIME KUNDËR ZAEVIT PËR ZHVATJE


 LSDM-ja nuk ndryshon – reagojnë nga VMRO-DPMNE pas zgjedhjes së kryesisë së re të socialdemokratëve. Sipas opozitës maqedonase përbërja e udhëheqësisë së LSDM-së është me njerëzit që kanë lidhur pakt me Zaevin. Nga VMRO-DPMNE-ja kanë edhe një mesazh për liderin partiak të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskin.

DRAGAN KOVAÇEVSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

“Kovaçevski të distancohet nga krimi I të shantazhuarit Zaev dhe të hap raste kundër Zaevëve për zhvatjen e madhe. Zaevi është tërhequr nga LSDM-ja që Kovaçevski t`I mbulojë gjurmët e tij, të mos ketë hetime dhe të legalizohet krimi. Për këtë qëllim e gjithë udhëheqësia e LSDM-së është përplot me kuadro të zaevizmit dhe këta nuk janë njerëz të rinj, por kuadro të vjetra të harxhuara të Zaevit. Kovaçevski është dorë e zgjatur e zaevizmit. Si Zv/Ministër aktivisht ka marrë pjesë në rritjen e borxhit historik të vendit dhe ka ndikuar në inflacionin dhe rritjen e çmimit të rrymës. Njeriu I cili gënjente se është I diplomuar në Harvard ku ka përfunduar një kurs të rëndomtë dhe I cili ka doktoruar me llogari të shtetit derisa babai I tij është ambasador në Mal të Zi”/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia