close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: MAQEDONIA NË RECESION DEMOGRAFIK

GJORÇEV: MË SHUMË TË VDEKUR SE SA TË LINDUR


Nga VMRO-DPMNE-ja kanë ngritur një shqetësim tjetër. Siç tha në një Konferencë për media, deputeti i kësaj partie Vllatko Gjorçev, në Maqedoni po ndodh një katastrofë demografike me depopullimin, largimin  dhe lëvizjet demografike.

“Në vitin 2019 ndodhën tre gjëra më katastrofike në hisstorinë e demografisë së Maqedonisë. Së pari, prej se ekzistojnë numrat dhe statistikat në Maqedoni, për herë të parë kemi më shumë të vdekur se sa të lindur. Maqedonia zyrtarisht është në receion demografik, Maqedonia po zhduket dhe Maqedonia po vdes. Kjo është “jeta” që e solli Zoran Zaevi dhe shkatërimi i tij. Në vitin 2019 sipas të dhënave preliminare në Maqedoni ka: 19.725 të lindur dhe 20.407 të vdekur. Që do të thotë numri I të vdekurve është për 682 më I madh. Numri i të vdekurve është për 3.5 për qind më i madh nga numri i fëmijëvve të lindur.” -tha VMRO DPMNE Vlatko Gjorçev.  /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia