close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE ME KUSHTE PËR TAKIMIN E LIDERËVE

vmro-sdsm-960×504-1-780×470-1

LSDM: QEVERIA E RE KA LEGJITIMITETE TË PLOTË TË ÇOJË MANDATIN DERI NË FUND


VMRO-DPMNE-ja thotë se ende nuk kanë marrë një ftesë për takimin mes Kovaçevskit dhe Mickoskit, por nëse arrinë një ftesë e tillë do të pranohet me disa kushte. Sipas Deputetit Antonio Miloshoski, kushtet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përmbajtja e negociatave me Bullgarinë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. LSDM-ja me kundërpërgjigje se zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të ketë.

 

VMRO – DPMNE ka parashtruar kushte për takimin liderësh të paralajmëruar së fundmi nga mandatari, Dimitar Kovaçevski. Deputeti dhe nënkryetari i kësaj partie, Antonio Milloshoski, tha se VMRO nuk ka marrë ftesë për takim të tillë, por nëse marrin, do të pranojnë vetëm nëse në atë takim flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për kontestin me Bullgarinë.

ANTONIO MILLOSHOSKI, DEPUTET I VMRO – DPMNE-së

“Një ftesë e tillë ende nuk ka arritur në VMRO – DPMNE, por nëse arrin do të pranohet me kusht që në takimin Kovaçevski – Mickoski të flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, si zgjidhje e vetëm logjike për dalje nga kriza e thellë aktuale në të cilën gjendet shteti, të flitet për përmbajtjen e përgjigjeve që Maqedonia i ka dhënë Sofjes zyrtare me kërkesë të tyre sipas formulës 5+1 për të cilat as opinioni as Kuvendi, fatkeqësisht nuk është i informuar”.

Duke komentuar deklaratën e djeshme të Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, se nuk ka besim te ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, Milloshoski tha se, është hipokrizi ajo që kur janë në pushtet kanë solidarizim dhe mbështetje të ndërsjellë, ndërsa kur tjetri nuk është në Qeveri, del tema e mosbesimit.

Në reagimin e LSDM-së ndaj konferencës së Milloshoskit, kanë thënë se, Qeveria e re dhe Dimitar Kovçevski, kanë kapacitet të plotë dhe legjitimitet të tërësishëm që të çojnë deri në fund mandatin dhe se nuk janë në plan zgjedhjet.

LSDM

“Në kulmin e krizës ekonomike, kur liderët botëror flasin për mbështetje të qytetarëve, ai parashtron kushte për takim nëse ka zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje nuk do të ketë, duhet të përkushtohemi për tejkalimin e sfidave ekonomike dhe mbështetjes financiare të qytetarëve. Për atë duhet të flasim dhe së bashku të votojmë në Kuvend për këto tema prioritare”.

Mandatari Kovaçevski dje paralajmëroi se do t’i dërgoj ftesë për takim me Mickoskin pas zgjedhjes së Qeverisë së re. Seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet të mbahet deri në fund të kësaj jave./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia