close
Top LajmeVendi

VMRO DPMNE NË MARS SHPALOS BARTËSIT E LISTAVE

LSDM: Mickoski ka rënë prej provimi


Në fillim të marsit partia opozitare do të bëj të ditur bartësit e listave, me të cilët synon ta fitojë besimin e qytetarëve. Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se do të ketë emra të ri, por edhe persona me përvojë.

“Bartësit e listave do të publikohet mes 1-5 mars, kurse të tjerët jo më vonë se 10 mars. Shumica e njerëzve do të jenë që për së pari herë janë në listat për deputet, por do të ketë edhe prej tyre përvoja e të cilëve është e nevojshme për funksionimin e suksesshëm në Kuvend.” -tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickoski këtë e deklaroi në konferencë për media ku prezantoi pjesën infrastrukturore të platformës së partisë së tij.

“Zotohemi për “Rilindje” e cila do të sjellë lidhjen me autostradë të Shkupit me Manastirin.
-Zotohemi për “Rilindje” që do të sjellë asfalt për të gjitha rrugët rajonale të shtetit. Që mos të ketë rrugë rajonale të paasfaltuar.
-2miljardë euro investime në rrugë.
-150 kilometra të “ekspres rrugëve” në të gjithë shtetin
-300 milionë euro investim në ujësjellës dhe kanalizim.
-5 trena të ri
-Hekurudhën prej në Manastir deri në Greqi dhe hekurudhë për bullgari.” -deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Kjo për LSDM-në është vetëm kopjim i platformës së tyre. I thanë Mickoskit se ka ra prej provimit për shkak se ka kopjuar, e për të hyrë sërish në provim do të duhet të pres edhe 4 vite tjera.

“Sot e pamë se si përmbaruesi i Gruevskit, Hristijan Mickoski, e ka kopjuar programin e LSDM-së për infrastrukturë. Nuk ka ide, nuk ka program, janë të fokusuar vetëm në mbrojtjen e krimit të Nikolla Gruevskit.” -shprehet Kosta Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.

Zëdhënësi i LSDM-së rikujtoi se si i kanë harxhuar paratë qeveria e VMRO DPMNE-së, në fasada në stil baroku e në përmendore. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia