close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: NËSE PAS STATUSIT NË FB QËNDRON ZAEVI, E PYESIM KUR DO TË DORËHIQET?

VMRO_nova_bela

Duke marrë parasysh faktin se Zoran Zaevi tetë ditë të plota askund nuk ishte në opinion dhe u zhduk, hapim dilemën nëse ai qëndron pas statudit të fundit në Facebook – reagojnë nga VMRO-DPMNE, pasi Kryeministri Zaev përmes rrjeteve sociale komentoi zhvillimet aktuale politike në vend.

“Nëse me të vërtetë është ai, atëherë është mirë të prëgjigjet, madje edhe në FB, kur do ta realizojë premtimin e fundit për t`u dorëhequr nga psoti I Kryeministrit dhe liderit të LSDM-së?

Kur Zaevi fleta për kauza, për BE, Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit, duhet të dihet se mendon vetëm për të mbrojtur krimin, tenderët, vjedhjet në REK.

Zaevi është I shqetësuar vetëm për karriken e jo për të ardhmen e vendit” – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia