VMRO-DPMNE nis protestën për ndryshime

TË DIELËN MBLIDHEN PARTNERËT E KOALICIONIT QEVERISËS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Përballë kësaj ndërtese qeveritare, opozitarja VMRO DPMNE sonte do të mbajë protestën e ashtuquajtur për ndryshime me kërkesë kryesore, mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Protesta është e planifikuar të nis në ora 20:00, ndërsa paraprakisht mbështeësitë e kësaj proteste do të fillojnë të tubohen në tre lokacione në “Bunjakovec”, përpara Kuvendit dhe ndërtesës së radiotelevizionit, pas çka do të mashojnë drejt Qeverisë ku edhe do të mbahet fjalimi kryesor I liderit të partisë, Hirstijan Mickoski. Opozitarja VMRO DPMNE tash e një kohë insiston për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe në këtë drejtim në mënyrë aktive po bllokon punën e Kuvendit duke akuzuar qeverinë për paaftësi në menaxhimin me krizën ekonomike të shoqëruar me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përqindje të lartë të inflacionit.

Por kërkesën e tyre e refuzon kategorikisht pushteti. Për nesër kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thirrur mbledhje të partnerëve të koalicionit qeveritar për të unifikuar mendimin se zgjedhje të parakohshme këtë vit nuk do të ketë. Në takimin e partnerëve të kolaicionit qeverisës do të diksutohet edhe në lidhje me krizën ekonomike dhe energjetike, ngjarjet në Ukrainë, si dhe çështja e zhbllokimit të rrugës integruese të RMV-së, e cila gjendet para javës vendimtare. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share