Nëse deri sonte Zaevi nuk njofton se për cka në fshehtësi është duke negociuar në Sofje, këto ditë, VMRO-DPMNE-ja do t`I bllokojë Qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme – kanë njoftuar nga opozita.
“Zoran Zaevi në intervistë për median bullgare njoftoi për teza skandaloze duke rishkruar historinë, përfitimet tona nga lufta antifashiste, duke goditut themelet e shtetit bashkëkohor maqedonas. Këto pozicione, për të cilët nuk kërkoi falje, a janë në trezën e “pazareve” me Bullgarinë” – njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja.
Me moton “Protestë tani, që të mos jetë tepër vonë” ata sot sërish kanë protestuar në 11 qytete të vendit, me mesazhe se është e papranueshme që pushteti actual dhe Zoran Zaeci të negociojnë për identitetin maqedonas, gjuhën dhe historinë, por edhe kanë kërkuar tërheqje urgjente nga negociatat dh dorëheqje të Kryeministrit Zoran Zaev. /KlanMacedonia