VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kësaj radhe është protestuar edhe nëpër qytete tjera të vendit. Protesta me makina përveç se në Shkup, ka patur edhe në Ohër dhe në Prilep.
Vladimir Nelovski, anëtari I Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së para selisë së Komisionit Rregullator për Energjetikë ka përsëritur dy kërkesat – kthimin e cmimit të mëhershëm të energjisë elektrike dhe dorëheqjen e anëtarëve të KRRE-së në krye me Kryetarin Marko Bislimovski.
“Nëse Qeveria ka mundësi dhe gjen mënyra për të financuar trajnime gomerësh dhe salonesh ondulimi, duhet të kujdeset edhe për qytetarët dhe të gjejë mënyra për vështirësitë me të cilat përballen gjatë pandemisë dhe krizës ekonomike – ka thënë Nelovski duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë. /KlanMacedonia