close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: Qeveria ta pranojë nismën për referendum

Screenshot_5

LSDM: VMRO – DPMNE BËN GJITHÇKA QË TË PENGOJË PËRPARIMIN E VENDIT

VMRO – DPMNE përsëriti kërkesën drejtuar Qeverisë, që të pranojë iniciativën për referendum në lidhje me çështjen me Bullgarinë. Zëdhënësi i partisë opozitare, Naum Stoilkovski tha se, kjo parti nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, Qeveria pranoi dokument i cili nuk sjell ardhmëri evropiane, por asimilim

“Nëse qeveria e BDI-së/LSDM-së vlerëson se ka arritur diçka të madhe, le të dalin në referendum para popullit. Nuk ka nevojë për festa në 15 qytete, mjafton të pranohet mbledhja e nënshkrimeve për iniciativë për referendum. Vetëm populli është sovran në çdo shtet, madje edhe në Maqedoni. Ai duhet të mund të thotë nëse ky është sukses historik akt historik i tradhtisë, asimilimit dhe bullgarizimit të Maqedonisë”, deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Ndërsa nga LSDM, sot sërish kanë akuzuar opozitën maqedonase se, po punon kundër procesit eurointegrues dhe kundër interesave shtetërore.

“Çdoherë kur shteti shkon në drejtim të duhur drejt eurointegrimeve, VMRO – DPMNE bën gjithçka që të pengojë përparimin. Paralajmërimet për referendum kundër konkluzioneve në Kuvend për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe kundër gjuhës maqedonase në BE nuk janë asgjë tjetër përpos farsë e zakonshme e Mickoskit për përdorim të brendshëm, për problemet e tij në VMRO – DPMNE”, deklaruan nga LSDM.

Kujtojmë se, komiteti Ekzekutiv i VMRO – DPMNE-së pranoi iniciativën e liderit të partisë, Hristijan Mickoski për referendum për pranimin e kornizës negociuese së bashku me marrëveshjen bilaterale për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Partia ende nuk ka vendosur se si saktësisht do të jetë pyetja e referendumit, ndërsa në periudhën vijuese do të zhvillojnë konsultime me ekspertë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia