VMRO-DPMNE sërish sulmon propozimin francez

“DEBAKËL I POLITIKËS SË JASHTME QË IMPONON KUSHTËZIME TË REJA”

Deklaratat e fundit që po vijnë nga Sofja po e shqetësojnë VMRO DPMNE-në opozitare. Deputeti i kësaj partie, Mile Lefkov, thotë se këto deklarata e konfirmojnë se Propozimi Francez është debakël i politikës së jashtme dhe se kërkesat e Bullgarisë do të përfshihen në kornizën negociuese me BE-në, raporton Klan M.

I ashtuquajturi Propozimi Francez, që Kovaçevski dëshironte ta paraqes si triumf i madh i diplomacisë, në të vërtetë është debakël i madh i Maqedonisë. Konfirmimi i fundit për këtë gjë është deklarata e fundit e Zëvendës-presidentes bullgare, Ilijana Jotova e cila tha se Propozimi Francez është sukses i madh diplomatik për Bullgarinë dhe se nëpërmjet Kornizës negociuese janë inkuadruar pozitat Bullgare për Maqedoninë për të cilën edhe iu falënderua liderëve evropian” – deklaron deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov.

Sipas Lefkov, Qeveria ka gënjyer edhe për fillimin e bisedimeve.

”Edhe një grusht gjegjësisht edhe një demant për gënjeshtrat e Kovaçevskit dhe Qeverisë së tij vjen nga politikani bullgar, Ilhan Kyçuk. Derisa Qeveria jonë gënjen se i ka filluar bisedimet, Kyçuk thotë se bisedimet nuk do të fillojnë derisa nuk përmbushet kushti kryesor, e ajo është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë” – tha Lefkov.

Nga LSDM sot vendosen të mos përgjigjen në këto akuza të opozitës me qëllim që i gjithë fokusi të bie mbi investimin e ri në Tetovë. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share