close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: S`KA VAKSINA – TË DORËHIQET QEVERIA

ECA96CF8-DBBB-42FB-9BA0-89E1491CD24F

“PAAFTËSIA E QEVERISË PAGUHET ME JETËT E QYTETARËVE”


Furnizimi me vaksina në vendin tonë po përjeton debakël – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke përmendur disa shtete afrikane që tashmë kanë siguruar vaksinat. Nga opozita, për shkak të dështimeve në sigurimin e vaskinave kërkojnë dorëheqje të Qeverisë.

VLATKO GJORÇEV – VMRO – DPMNE

“Në Maqedoni po vdiset si anjëherë më parë. 3.100 qytetarë të Maqedonisë me jetët e tyre e paguan paaftësinë e Qeverisë së Zaevit dhe Filipçes. Për një vit, sa patën mundësi të porosisin dhe të furnizohen me vaksina, ata morën vetëm një pako si lypës dhe asgjë më shumë. Për këtë arsye, sa më parë duhet të dorëhiqen. Kjo që po ndodh me vaksinat në Maqedoni, me mungesën e imunizimit është katastrofë, debakël dhe dështim që për cdo ditë janë duke e paguajtur me jetët etyre qytetarët e Maqedonisë” 

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia