close
Vendi

VMRO-DPMNE: SPASOVSKI DHE ZAEVI SHKUPIN E SHNDËRRUAN NË BEJRUT

5CDDFD55-D163-411C-8A05-48E609329445

VMRO-DPMNE-ja, pas vrasjes së dyfishtë në Shkup,  ka drejtuar akuza në adresë të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovskit dhe Kryeministrit Zaev.

“Në vend të Brukselit, Spasovski dhe Zaevi e sollën Bejrutin në Shkup”- thuhet në reagimin e opozitës maqedonase.

Sipas tyre, Me Spasovskin dhe Zaevin, Shkupi është shndërruar në qytet jo të sigurtë, kurse, sic thuhet, vrasjet me kallashnikovë janë bërë përditshmëri dhe se vrasja e dyfishtë vetëm se e ka konfirmuar këtë.

“Vrasja e sotme është sipas reçetës së njëjtë si vrasja në Rrugën e “Ruzveltit”, kur gjithashtu ishin vrarë dy njerëz nga një automjet në lëvizje. Ai rast sikurse edhe ky I mëngjesit është I pazbardhur. Spasovski nuk I di vrasësit kurse ata janë në liri dhe mund ta përsërisin veprën. Në katër vitet e fundit, derisa Spasovski është Ministër, ky është njëra prej dhejtëra vrasjeve për të cilët nuk dihet asgjë, kurse vrasësit janë në liri” – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia