close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: TË CAKTOHET SEANCA PËR SHPËRNDARJEN E KUVENDIT

Screenshot_8

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkon nga Kryeparlamentari Talat Xhaferi që sot të caktojë seancë të Kuvendit me një pikë të vetme – Shpërndarjen e Kuvendit, siç thonë nga opozita, konform marrëveshjes së arritur të partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill të këtij viti.

Xhaferi ishte i prerë në deklaratat e tij dhe ka theksuar se nëse duhet ai si deputet do të dorëzojë propozim për shpërndarjen e Kuvendit më 12 shkurt. Ja sot më 12 shkurt gjëja e vetme që kërkojmë është t’u mbetet besnik deklaratave të tij, të caktojë seancë të Kuvendit ta vendosim propozim-vendimin për shpërndarje të cilën e kemi dorëzuar. Në të kundërtën do të jetë e qartë për opinionin se kjo shumicë parlamentare manipulon me qytetarët dhe po përpiqet të t`i ikë marrëveshjes që ishte arritur nga partitë politike. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia