close
Vendi

VMRO-DPMNE: TË DORËHIQEN BOÇVARSKI DHE SPASOVSKI

mile26112021

KONTROLLE TË JASHTËZAKONSHME PËR TË GJITHË AUTOBUSËT

VMRO-DPMNE-ja thotë se për shkak të ditëve të zisë, nuk kanë dalë me vlerësime në opinion rreth tragjedisë në Bullgari, por se nuk mund të heshtin, sic thonë, për lëshimet që janë bërë gjatë procedurave, si dhe kërkojnë përgjegjësi për aksidentin tragjik.

Nëse nuk nxirren mësime nga kjo tragjedi, sic ishte rasti me aksidentin në Llaskarcë, zjarri në spitalin modular në Tetovë, sipas VMRO-DPMNE-së, mospasja e një sistemi funksional solli edhe një rast tragjik me 45 vitima tjera. Për këtë shkak, opozita propozon që Qeveria dhe institucionet të marrin masa të jashtëzakonshme.

MILE LEFKOV – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

“Kontroll të jashtëzakonshëm teknik për të gjithë autobusët dhe mjetet e transportit publik me harxhime të shtetit. Kontroll I jashtëzakonshëm në stacionet për kontroll teknik. Hetime se si ka kaluar autobusi në kufi pa qenë I regjistruar në regjistrin e autobusëve. Pë shpallet në publik regjistri I autobusëve dhe përditësimi më I ri I tyre. Në të ardhmen të gjithë autobusët më të vjetër se 8 vjet, në vend të dy kontrolleve teknike, brenda vitit të kenë 3, kurse autobusët më të vjetër se 12 vite, të kenë 4”

Por, jo vetëm kaq. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë edhe dorëheqje dhe përgjegjësi morale.

MILE LEFKOV – DEPUTET VMRO-DPMNE

“Ku është përgjegjësia morale I Ministrit për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarskit dhe Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit? Përse këta njerëz nuk ofruan dorëheqje për shkaqe morale. Duket qartë se nuk është vetëm Filipçja, por e gjithë qeveria me fytyrë të zezë. Më së paku që mund të bëhej ishte dorëheqja e Boçvarskit dhe Spasovskit për shkaqe morale”

VMRO-DPMNE thotë se ditëve të fundit janë dëshmitarë të hedhjes së përgjegjësisë nga MPB-ja në Inspektoratin për Transport dhe të Doganës, duke dyshuar se nuk do të ketë përgjegjësi edhe për këtë rast./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia