close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: TË MOS U NDALET RRYMA FAMILJEVE TË VARFËRA

sdsm-vmro-dpmne-1

LSDM: MICKOSKI NË VEND QË TË PROTESTOJË, LE TË JEP DORËHEQJE


VMRO-DPMNE ka paralajmëruar dorëzim të një iniciative tek Gjykata Kushtetuese, me qëllim që siç thonë ata, në mbrojtje dhe ndihmë të standardit të qytetarëve, të parandalohet ndërpreja e energjisë elektrike për  kategorinë më të prekur  të qytetarëve në aspektin social. Ata sot protestuan para selisë së Komisionit Rregullator Energjetik, që para dy muajsh solli vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike për 7,4 përqind.

“Pushteti përmes politizimit të KRRE-së, lejoji shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike, që nënkupton llogari më të larta, e popull më të varfër. Përveç kësaj duke shkelur Kushtetutën lejohet ndërpreja e energjisë elektrike me çka prek veçanërisht kategoritë më të prekura të qytetarëve ” deklaroi STOJANÇE GEROVSKI, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM kundërpërgjigjen nëpërmjet një komunikate. Ata e cilësojnë kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin si cinik dhe person destruktiv. Thonë se derisa ai “aktron” shqetësim për gjendjen me koronavirusin, çdo të dytën ditë, e malltreton anëtarësinë me të ashtuquajturat protesta, me çka siç theksohet në komunikatë, e rrezikon shëndetin e tyre dhe atë publik.

“Nuk ka dyfytyrësi më të madhe që të protestojë ai i cili e ka hequr tarifën e lirë, ndërsa për 100 përqind e ka rritur çmimin e energjisë elektrike, ndërkohë që bënte biznese me hidrocentrale të marra nga Qeveria”deklaruan nga LSDM-ja.

LSDM kërkon që Mickovski në vend që të organizojë protesta ku nuk paraqitet personalisht, të mbajë premtimin parazgjedhorë dhe të jep dorëheqje pasi as nuk i fitoi zgjedhjet e as nuk formoi Qeveri./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia