close
Top LajmeVendi

VMRO-DPMNE: ZAEVI LARGOHET – ZAEVIZMI MBETET

Kovacki 27.11

“NUK MJAFTON DORËHEQJA – DUHEN ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME”

“Zaevi largohet por zaevizmi mbetet”. Në këtë mënyrë VMRO-DPMNE-ja e ka komentuar mbledhjen e organeve më të larta të socialdemokratëve ku u vendos që të pranohet dorëheqja e Zaevit dhe të nis procedura për zgjedhjen e liderit të ri. Sipas opozitës maqedonase, LSDM-ja nuk do të zgjedh lider, por vazhdimin e zaevizmit.

DRAGAN KOVAÇKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

“Mbrëmë LSDM-ja bëri teatër, ku në prapaskenë zgjidhej dora e zgjatur e Zaevit. Zaevit I duhet një njeri që do ta vazhdojë zaevizmin dhe do t`i mbrojë bizneset e familjes Zaev. Nuk zgjedh LSDM-ja, por Zaevi. Ai tashmë ka zgjedhur kandidatin që anëtarët e partisë duhet që vetëm ta votojnë”

VMRO-DPMNE-ja thotë se tashmë pesë vite strukturat e Zaevit bëjnë krime dhe se Zaevi dhe ekipi I tij janë fajtorë për papërgjegjësinë dhe tragjeditë për jetët e humbura, për standardin e ulët jetësor, për krizën ekonomike dhe për mosfunksionimin e sistemit.

VMRO-DPMNE-ja konsideron se nuk mjafton që Zaevi të mos jetë Kryeministër dhe lideri I LSDM-së, por se vendit I duhen zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri e re, që sic thonë, gjërat të ndryshojnë në mënyrë thelbësore./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia