close
Vendi

VMRO-DPMNE: ZAEVI TË PËRGJIGJET NËSE KA VILË LUKSOZE NË GREQI?

Dimsa-PRESS-1309-2

QEVERIA: ZAEVI NUK KA PRONA NË GREQI


VMRO-DPMNE duke u thirrur në mediat e huaja thotë se njerëz të afërt të Kryeministrit Zaev janë pronarë të vilës luksoze në Halkidiki të Greqisë. Opozita vlerëson se Kryeministri Zaev duhet të përgjigjet nëse ka kaluar pushimet verore të vitit të kaluar në vilën luksoze.

“Media të huaja kanë publikuar fotografi dhe pohime se Familja Zaev përmes njerëzve të afërt posedojnë vilën e re në bregedetin grek, larg syve të opinionit. Mediat e njëjta që kishin biseduar me vendasit, thonë se Familja Zaev është mysafire e shpeshtë në këtë vilë” – ka thënë zëdhënësi I VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski.

Lidhur me këto akuza, shërbimi I shtypit I Qeverisë këtë informatë e konsideroi si lajm të rrejshëm, sic thonë, për shkak se Kryeministri nuk ka pronë në Greqi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia