VMRO – LSDM, përplasje për kontestin me Bullgarinë

VMRO I QUAN RADIKALE KËRKESAT BULLGARE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Çështjet e hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vazhdojnë të jenë objekt përplasjeje mes VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së.  Opozita maqedonase sot nëpërmjet një komunikate, i ka quajtur kërkesat bullgare hegjemoniste dhe radikale dhe ka thënë se do të votojë kundër tyre, duke shtuar se, kërkesat e kryeministrit bullgar Kirill Petkov nuk guxojnë në asnjë mënyrë të hyjnë në kornizën negociuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse në të kundërtën ajo, sipas tyre, do të thotë kapitullim i Maqedonisë dhe fshirje të identitetit, gjuhës dhe historisë maqedonase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Atë që Petkov e parashtron si kusht që të heq veton me pranimin e rezolutës bullgare nga viti 2019, do të thotë fshirje komplete e gjithçkaje maqedonase para vitit 1944, përkatësisht pranimit se populli, historia dhe gjuha maqedonase deri atëherë kanë qenë bullgare. Ajo është e papranueshme dhe e palejueshme”, deklaruan nga VMRO-DPMNE

Në kumtesë më tej thuhet se, LSDM nuk duhet të vazhdojë të kënaqë kërkesat bullgare. Nga ana tjetër, partia në pushtet, ka akuzuar liderin opozitar, Hristijan Mickoski se, është patriot i rrejshëm. Sipas tyre, qëndrimet e Bullgarisë kanë hyrë në Rezolutën e Partisë Popullore Evropiane në kongresin ku ka marrë pjesë personalisht Mickoski.

“Patrioti i rrejshëm Mickoski i ka përkrahur pozicionet, të cilat janë mbështetje direkte e qëndrimeve të Bullgarisë, ndërsa më pas fshihej nga qytetarët. Ato qëndrime janë plotësisht në kundërshtim me Rezolutën e miratuar në Kuvend, me të cilat janë definuar linjat e kuqe maqedonase,” deklaruan nga LSDM

Në vitin 2019, Bullgaria miratoi një deklaratë, e cila përmban më shumë se 20 kushte të cilat Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbush që të anëtarësohet në BE, të cilat kanë të bëjnë me historinë dhe identitetin e shtetit dhe qytetarëve. Bullgaria po ashtu, kërkon që bullgarët të hyjnë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share