close
Rajoni

VOJVODINË: ARTISTI QË NGA PUSHKËT BËN INSTRUMENTE MUZIKORE

437DC5B0-D0B5-4598-BF89-382D98500746

‘ARMËT TË PËRDOREN PËR MUZIKË, JO PËR LUFTË’


Problemi i posedimit të jashtëligjshëm të armëve në Ballkanin Perendimor është ndër sfidat serioze të qeverive kombëtare edhe për shkak se rajoni  ishte arenë luftimesh të ashpra. Në vazhdim ju sjellim një kronikë të televizionit ‘Al Xhazira’ që flet se si një artist nga armët vrastare – prodhon instrumente muzikore.

Nga shkatërrimi – në art: Në këtë atelje të Novi Sadit armët e zjarrit bëhen instrumente muzikore.

NIKOLA MACURA – SAKSOFONIST

‘Kjo dikur ka qenë granatë dhe helmetë, kurse tani është instrument që prodhon disa tinguj dhe më mbanë shpresa se do të kompozohet diçka për të. Unë e shikoj si instrument, ndonëse në esencë mbetet granatë’.

Përmes projektit artistik ‘Nga zhurma deri në tingull’,  artisti vizuel Nikola Macura nga Novi Sadi ndërron njëherë e përgjithmonë destinimin destruktiv të armëve. Karikatori i pushkës tani është kthyer në violinë, kurse helmeta dhe minahedhësi në lahutë.

 ‘Këtu kemi një objekt paksa më të madh që është bukur i rëndë që është bërë nga bidoni dhe minahedhësi që është kthyer në çelo’.

Armët janë siguruar kryesisht nëpër magacinat e mbeturinave ushtarake dhe fjala është për pjesë të papërdoshme.

 ‘Ideja bosht e projektit ishte që të ridizajnohen objektet ushtarake – pushkët, bombat, helmetat, minahedhësit – në formë të objekteve tonike dhe në këtë mënyrë përmes ridizajnimit të tyre të prodhohen  edhe tingujt’.

Instrumentet krijohen në bashkëpunim me muzikantët të cilët japin këshilla për konstruktimin e tyre.

SËRGJAN SHAROVIQ – MUZIKANT

‘Kjo është një pushkë M70’.

Ideja është që instrumentet e punuara nga armët të ngriten në një orkestër që do të nisej në një turne nëpër Ballkan.

 ‘Që kjo orkestër e formuar nga instrumentet të lëvizte nëpër rajon dhe që njerëzit nga rajoni të mund ta shfrytëzojnë, të mund ta ‘përdorin’ këtë armë në mënyrë tjetër. Të mos e shfrytëzojnë për të krijuar poterë, për shkatërrime, për luftë, por për të bërë muzikë’.  

Nikola Macura thotë se idenë për këtë projekt e ka marrë pikërisht nga sasitë e mëdha të armatimit që posedojnë qytetarët e këtij rajoni që dekada më parë ishte arenë luftimesh të përgjashme. Sipas vlerësimeve të EUROPOL-it, fjala është për tre deri në gjashtë milion copë armësh. /TV ALJAZEERA&KLAN MACEDONIA/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia