close
Sport

VOLEJBOLL: DERBI TETOVAR “UNIVERSITETI I TETOVËS”- SHKËNDIJA

Hamza V

Gjatë fundjavës në program janë ndeshjet e javës së dytë në kategorinë e meshkujve dhe ato të javës së tretë në kategorinë e femrave. Një ndeshje mjaftë tërheqëse do të zhvillohet mes studentëve të Universitetit të Tetovës dhe Shkëndijës që është përballje e parë zyrtare. Këtë për Klan Maqedoni e pohoi kapiteni i ekipit të studentëve Hamza Veseli.

Ne kemi kënaqësinë të luajmë dhe mirëpresim ekipin Shkëndija në këtë kampionat me mirëseardhje. Shkëndija është simboli i volejbollit tetovar dhe shqiptar edhe ndeshja pritet të jetë diku e barabartë mes dy ekipeve. Normal rivaliteti sportiv është present mirëpo thashë edhe më herët ekipi i Shkëndijës është i mirëseardhur dhe gjithmonë do të mbetet i mirëseardhur” deklaroi Hamza Veseli, kapiten i KV Universiteti i Tetovës.

Ndeshja Universiteti i Tetovës – Shkëndija, luhet nesër me fillim në ora 19:00 në sallën e sportit të UT-së, ndërsa në ndeshjet tjera të xhiros së dytë në kategorinë e meshkkujve nesër takohen: Boreci – Liria dhe Xhio Strumica – Vesna Probishtip, ndërsa ndeshja Vardari – Studenti, luhet të hënën. Dibra Volej është e lire.

Në kategorinë e femrave zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë, takohen:  Rabotniçki Shkup – Uskana, Pelisteri Volej – Universiteti i Tetovës, Vardari Vajzat – Makedonija Maks, Janta Volej – UGD Studenti, Strumica Vajzat – Makedonija Maks dhe Viktori Volej – Nakovski Volej. /Shaban Sinani/

 

 

 

 

 

 

Meshkujt, java e dytë

Universiteti I Tetovës – Shkëndija

Boreci – Liria

Xhio Strumica – Vesna Probishtip

Vardari  – UGD Studenti

Dibra Voley është e Lirë

 

Vajzat, java e tretë

Rabotniçki Shkup – Uskana

Pelisteri  Voley – Universiteti I Tetovës

Vardari Vajzat – Makedonija Maks

Janta Voley – UGD Studenti

Strumica Vajzat – Makedonija Maks

Viktori Voley – Nakovski Voley

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia