close
Sport

VOLEJBOLL: DY EKIPET E UT-SË DREJTË FITOREVE TË RADHËS

DSC_6041

Shutova sfidon me Probishtipin, Liria me UGD Shtip


Të shtunën vazhdon kampionati republikan i volejbollit me ndeshjet e javës së shtatë në kategorinë e meshkujve dhe javës së nëntë në kategorinë e femrave. Në xhiron e shtatë në kategorinë e meshkujve, kësaj radhe në pesë ndeshjet që janë në program, skuadra vendase është favorite absolute, pos ndeshjes që do të zhvillohet në Veles, mes Borecit vendas dhe Universitetit të Tetovës, ku favorite është skuadra mysafire. Në këtë ndeshje pritet që studentët tetovarë të shënojnë fitoren e gjashtë radhazi në këtë pjesë të kampionatit.

Liria e Zherovjanit, nesër në sallën e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë është nikoqire e ekipit Universiteti Goce Dellçev nga Shtipi. Trajneri Hakik Ferati ka paralajmëruar se volejbollistët e tij do të shënojnë fitoren e pestë kampionale. Në ndeshjet tjera të javës së shtatë takohen Shutova – Probishtipi, Strumica-Dibra Volej dhe Vardari-Janta Volej.

Në kategorinë e femrave ndeshje derbi do të zhvillohet në Tetovë, ku studentet e Universitetit të Tetovës, do të përballen me ekipin Viktori Volej nga Strumica. Studentet tetovare me përkrahjen e tifozëve të vetë pritet të shënojnë fitoren e katërt kampionale. Në ndeshjet tjera të javës së nëntë do të takohen: Nakovski Volej-Rabotniçki Shkup, UGD Shtip-Bamikori, Rabotniçki Vajzat-Pelisteri Volej dhe Makedonija Maks-Uskana. Janta Volej është e lirë. /Shaban Sinani/

 

Java e 7-të, meshkujt:

Boreci      – Universiteti i Tetovës

Liria         – UGD Shtipi

Shutova   – Probishtipi

Strumica  – Dibra Volej

Vardari     -Janta Volej

 

Java e 9-të, vajzat:

 

Universiteti i Tetovës – Viktori Volej

Nakovski Volej           – Rabotniçki Shkup

UGD Shtip                  – Bamikori

Rabotniçki Vajzat       – Pelisteri Volej

Makedonija Maks      – Uskana

Janta Volej e lirë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia